Drejtor i Departamentit të Emigracionit dhe Kufirit Eduart Merkaj foli sot në studion e “Fax Neës” lidhur me masat që do merren nga policia për sezonin turistik.

Merkaj tha se është rritur numri i shqiptarëve apo të huajve që frekuentojnë vendin tonë dhe si pasojë mobilizimi duhet të jetë më i madh, në të gjitha departamentet.

Policia e shtetit ka detyrimet e përvitshme por këtë vit duke parë fluksin në rritje të shqiptarëve me 40% krahasuar me 2019 dhe të huaj që kanë frekuentuar vendin si turistë. Polciia ka organizuar të gjitha shërbimet e saj në të gjitha departamentet. Nga departamenti i policisë kriminale si një nga më të rëndësishmit, janë marrë të gjitha masat.

Është ngritur një task forcë qendrore e cila ka në përbërjen e saj të gjitha ministritë dhe drejtoritë e përgjithshme që janë përgjegjës për masat lidhur me menaxhimin e mjeteve ose më mirë për lehtësimin e procedurave të mjeteve lundruese dhe kontrollin e tyre në mënyrë që ato të mos përdoren për arsye kriminale. Kjo task forcë është shtrirë në të gjitha qarqet dhe prefekturat e vendit, ku secili institucion ka detyrimet përkatëse për menaxhimin e këtij fluksi.

Emigracioni i parregullt e kemi në fokus të përditshëm dhe nuk është risi, në të gjithë ballkanin perëndimor dhe në vendet e BE është parë nje rritje e shtetasve që vijnë nga vendet e origjinës.

Shqipëria është thjesht një vend tranzit por në bazë të detyrimeve tona ndaj Konventës duhet të respektojmë të drejtat e tyre dhe t’i trajtojmë sipas procedurave qofshin azilkërkues ose jo”-tha Merkaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re