Skip to content

Çfarë mund të bësh në izolim, një komediane imiton kryeministren e Zelandës së Re

Ndërsa ka shumë persona që nuk po përballojnë dot stresin që po shkakton qëndrimi në shtëpi, izolimi tek shumë të tjerë ka zbuluar anë pozitive që jo shumë i dinin.

Për shembull komedianja Melanie Bracewell vendosi të imitonte kryeministren e vendit.

Videot e saj në TikTok tani janë klikuar nga mijëra persona në të gjithë botën, dhe ajoa ka fituar  fansat e saj të shumtë – përfshirë vetë zonjën Ardern.

Zonja Bracewell thotë se përshtypjet e saj nuk janë parodi – por një homazh për dikë që “ajo është shumë krenare për të  për mënyrën si po drejton vendin gjatë një pandemie.

Zelanda e Re dhe qeveria e zonjës Ardern janë vlerësuar për parandalimin e shpejtë të shpërthimit të koronavirusit, me  1386raste dhe vetëm 9 viktima.