Shkencëtarët mendojnë se vaksina kundër COVID-19 është e vetmja zgjidhje që planeti t’i rikthehet normalitetit.

Por ekziston mundësia që vaksina mund të mos gjendet. Ky është skenari më i keq për televizionin amerikan CNN, që bën edhe një parashikim se çfarë do të ndodhë me botën.

Në një skenar imagjinar të CNN, shoqëritë do të mësoheshin të jetojnë me virusin, testimi dhe gjurmimi do të vijonte ditë për ditë por ndërkohë do vijonin dhe shifrat e viktimave dhe infektimeve.

Shtetet që e përballuan mirë mund të bazohen vetëm tek këto, por të tjerat do të vendosnin izolimin dhe karantinimin në çdo moment të jetës kur të shihnin se po goditeshin keq nga COVID-19.

Deri më tani ky skenar nuk ka ndodhur me asnjë nga pandemitë e historisë, as me murtajën e gjatë kohës së Justinianit, që mori 100 milionë jetë njerëzish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re