Nga Pëllumb NAKO* –

Në këto ditë tradhëtish politike që do të habisnin edhe vetë Makiavelin, m’u kujtuan disa momente të një libri që më dha një shok, ish-koleg, për ta lexuar. Pasi e lexova librin m’u duk sikur këtë shok nuk e kisha njohur më parë. Ai u shfaq i ndryshëm, me dimension me madhor. Ndaj dhe që në filliml theksova se: “me thuaj çfarë lexon, të të them se cili je”.

Bëhet fjalë për biografinë e një ish polici italian, Arnaldo de Barbera. Një polic, nga ata të shkollës së Palermos. E filloi karrierën në luftë kundër brigadave të kuqe, u rrit në luftë kundër mafies, për të qenë i mënjanuar nga konjokturat politike në rastin e G8 në Xhenova. Arnaldo de Barbera u thirr për të shkuar në Palermo, pas atentatit që iu bë Xhovani Falkones. U emërua shefi i Scuadra Mobile (Policia Kriminale) të Palermos. Detyra ishte një, por aspak e thjeshtë. Të kapeshin atentatorët. De Barbera formoi një ekip prej 50 vetash, djem të rinj. Ishin kohë shumë të vështira. Përveç prokurorit, sapo ishin vrarë edhe disa kolegë. Për të krijuar ekipin, de Barbera kërkoi vullnetarë. Në kërkesat për kandidadët nuk ofroheshin privilegje. Vetëm kufizime: Punë pa orar. Asnjë pagesë për orët jashtë orarit. Jo familje! Jo të dashura! Jo restorante! Jo diskotekë! Jo koncerte! Bashkë kudo! I vetmi argëtim, ndonjë ndeshje futbolli me njeri-tjetrin. Por në mesnatë. Vullnetarët u paraqitën katërfish në numër, nga ata që duheshin. Ekipi komplet, dhe pas disa kohëve misioni u realizua. Ishte e qartë, motivim mahnitës, shumë tutje përfitimit individual. Ata besonin tek diçka shumë më e lartë që i kthente kufizimet në lodra. Ishin në kufijtë e ideales.  Pavarësisht kohës, kontekstit, por është pikërisht kjo gjë që mungon në mënyrë therrëse tek ne. Sidomos në këto ditë grupimesh, rigrupimesh politike plot zhurmë, me motiv vetëm demokracinë. Protagonizëm personazhesh grotesk po ashtu në emër të saj. Mandate politike të kapura fort me thonj, vetëm në mbrojtje të saj. Por të gjithë, hipur mbi kalë. Që kur komunizmi tradhëtoi cilësinë “ideal”, ajo duket e ekzekutuar me vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re