Luçiano Bardhi
Mjek imazherisht, Nutricionist

Dhimbja e kokës nuk është një patologji apo sëmundje, por një simptomë e cila tregon indikacionin përkatës të një patologjie.

Pikërisht përpara se ta drejtojmë pacientin në imazheri, apo në laborator, duhet të njohim trupin e njeriut, pa njohur katalogun fiziologjik enzimatik nuk ka zgjidhje përfundimtare.

Një mjek pa njohur dhe elementin më të vogël fijor të indit lidhor apo kërcor, asnjëherë nuk mund të arrijë në një konkluzion definitiv.

Në trupin e njeriut gjenden mbi 5 trilion qeliza, mbi qindra mijëra enzima, procese oksiduese, vitamina, jone elektrike, molekula organike etj. Po çfarë na tregon dhimbja e kokës?

Dhimbja e kokës na tregon një diskordancë të neurotransmetuesëve, një hypersekretim apo hyposekretim të enzimave apo proteinave në trup, një disbalancë elektrolitesh, apo një dysautonomi.

Arsyeja më e shpeshtë e dhimbjes së kokës është: anemia (eritropeni) reduktimi i qelizave të kuqe të gjakut, dhe mungesa e hekurit, është konstipacioni kronik, pra destruksioni i mikrobiomës gastro-intestinale (nga ushqimet e gatshme dhe tymërat)

Pra ka shumë faktor, por përmenda disa më të rëndësishmet, nuk është hypertensioni ai që tregon dhimbjen e kokës, por hypertensioni ngrihet nga kortizoli i gjendrave mbi-veshkore, si një barrier për të rregulluar një dysfunksion në organizëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re