Ne të gjithë kemi nevojë të ushtrohemi në mënyrë që të jemi të shëndetshëm. Kjo na mbron nga sëmundjet e ndryshme dhe nga një vdekje e parakohshme.

E ecura është një formë e lehtë e të ushtruarit, por është e mjaftueshme për të na dhënë përfitime që mund t’i marrim nga një aktivitet sportiv?

Ecja është natyrisht më e mirë se çdo ushtirm, por për të maksimizuar përfitimet shëndetësore, duhet të kryhet rregullisht me një kombinim të ushtrimit të tipit aerobik (çiklizëm, not) dhe ushtrime të rezistencës.

Vetëm e ecura nuk është e mjaftueshme për shumë njerëz.

Trajnimi i moderuar dhe i lartë intensiv i aerobisë dhe forcës gjithashtu duhet të inkorporohet në programet e rregullta të stërvitjes, kjo nuk do të thotë se e ecura nuk sjell perfitime, por ka disa aspekte të shëndetit të cilat ajo nuk i siguron dot.

Aktiviteti fizik është i lidhur me përfitime të rëndësishme dhe të gjëra shëndetësore, siç janë zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës, pesha e tepërt dhe obezitet, diabeti i tipit 2, depresioni dhe ankthi, osteoporoza dhe shumë lloje të kancerit.

E ecura me një ritëm të moderuar (5 km / h ose 3 mph) mund të arrijë në masë të madhe këto përfitime, veçanërisht nëse bëhet në periudha të vazhdueshme (për shembull, 10 minuta).

Sigurisht përfitimi është më i madh kur ju bëni stërvitje me intensitet të lartë si ecje e shpejtë ose të ecni në një kodër.

Për të zvogëluar rrezikun e vdekjes me 20 për qind, për shembull do të duhet të ecni për 56 minuta në ditë. Ju do të merrni të njëjtin përfitim nëse vraponi për 16 minuta.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re