Vetëm 2 ditë na ndajnë nga seanca e parë parlamentare dhe fillimin e legjislaturës së re. Ndrkohë që kryeministri Edi Rama ka shpallur emrat e ministrave që do të jenë në krye të ministrive të vendit, pritet ende dekretimi nga Presidenti Ilir Meta.
Sipas kushtetutës, Presidenti duhet të dekretojë kryeministrin brenda një afati kohor brenda 7 ditësh pas fillimit të mandatit të ri dhe këshillin e Ministrave brenda një afati kohor prej 10 ditësh.
Nëse presidenti nuk e dekreton qeverinë e re brenda afateve të përcaktuara në kushtetutë, atëherë do të jetë vetë parlamenti që do të bëjë dekretimin e kryeministrit Edi Rama.
Në fund të vitit 2020, për të shmangur diçka të tillë, PS ndërmori një projektligj që i jepte të drejtën Kuvendit të bënte dekretimin e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nëse presidenti nuk do ta bënte brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb