Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, tha se prishja e marrëveshjes nuk ka gjasa që të ndodhë, sepse sipas tij as PD dhe as LSI nuk do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste.

“Nuk ka një nëse bashkëpunimi me Edi Ramën. Nuk ndodh. 

Nuk i hyn njeri detit në këmbë, s’ka luajtur mendsh njeri. Edi Rama është i mbaruar. 

Është në ditët e veta më të këqija. Një njeri që e detyrojnë oligarkët. 

Sot kohë pandemia ti mbyllesh në orën 20:00, njerëzit janë në pikë të hallit, në gjendjen ekonomike më të tmerrshme pas vitit ’90. 

Shpenzon 100 milionë Euro për matrikullimin, se hajt 100 milionë Euro për pandeminë, por për matrikullim karburantesh”, u shpreh Gjata i ftuar në studion e televizionit Klan News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re