Skip to content

Çfarë ndodhi dje me Instagramin?

Rrjeti social “Instagram” është shfaqur me probleme dje në mbrëmje, duke ndalur së funksionuari, dhe duke ua bërë të pamundur përdoruesve të shohin fotot e reja.

Përdoruesit nuk kanë mundur të rifreskojnë postimet, ku fotot e reja nuk shfaqeshin në kryefaqe. Mësohet se problemi ka qenë i pranishëm në mbarë botën.

Problemet janë shfaqur më së shumti në Europën perëndimore dhe në bregun lindor të SHBA-ve.