Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu krejt pa pritur ka dhënë dorëheqje.
Ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri Edi Rama.
Mysliu ka ushtruar këtë detyrë për 6 muaj dhe ishte një person që vinte nga bota akademike Sipas burimeve zyrtare, dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë, pritet që këtë javë të bëhet i njohur edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.
