Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, ku Edi Rama bëri prezantimin e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Nuk dihet nëse Berisha ka zgjedhur të mos jetë në Kuvend për shkak të përgatitjeve për turin e takimeve që do të nisë nga Tirana me bazën e demokratëve, apo ka vendosur të shkojë në një orar më të vonë, pasi seanca e sotme parlamentare do të jetë maratonë.
Në një postim bërë vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, Berisha ka njoftuar edhe një herë se sot nis Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar.
“Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.
Ditën e sotme në orën 18:00 në Hotel Rogner Berisha do të nisë ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!
Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin, ndërsa Berishës do ti bashkohet në këtë tur takimesh dhe ish-presidenti Bujar Nishani.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb