Sytë e mediave shqiptare dhe jo vetëm janë të gjithë të drejtuar nga vizita e dytë zyrtare që kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur në vendin tonë, ku shumëçka do thuhet mund të shërbejë si bosht për procesin e integrimit të vendit, por edhe iniciativat e mundshme ekonomike.

Teksa ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku u prit nga kryeministri Edi Rama, Merkel ka pasur një incident të vogël me makinën e saj, që në një moment nuk po i hapej dera. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, është një nga personat që kujdeset për sigurinë e Merkel, që tenton në një moment ta hapë derën me forcë.

Por gjithçka kalon shpejt, edhe Merkel zbret të takojë Ramën, ku nuk mungoi edhe një moskordinim për formën e përshëndetjes. Rama i dha dorën, ndërsa kancelarja grushtin, duke zbatuar me përpikmëri rregullat anticovid. (Lexo lajmin)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re