SPAK ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) informacionin periodik dy mujor që lidhet me masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas avokatëve të tij, ky veprim përbën pjesë të rutinës procedurale të ndjekur nga prokuroria dhe nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të vetë Veliajt për ndryshim apo zbutje të masës së sigurisë.

Në deklaratën e mbrojtjes sqarohet se në informacionin e dorëzuar nga SPAK përfshihen dy çështje që janë bërë më parë publike: përdorimi i një telefoni celular nga Veliaj për të komunikuar me familjarët gjatë transportit drejt gjykatës dhe hetimi në lidhje me një apartament në pronësi të shoqërisë Agikons.

Avokatët theksojnë se as Erion Veliaj dhe as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo pasurore me këtë pasuri të sekuestruar dhe nuk kanë lidhje me shoqërinë tregtare “A.K.” shpk, që është subjekt i sekuestros preventive. Ata njoftojnë gjithashtu se vendimi për sekuestrimin e apartamentit është ankimuar nga vetë kompania Agikons në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re