Pak përpara mesnatës së sotme, në orën 23:00, në qiell do të shfaqet ajo që njihet si “hëna luleshtrydhe”.

 

NASA ka lajmëruar se kjo do të krijojë mundësinë që nga toka të dallohen krateret dhe relievet malore të hënës, nëse përdoret një teleskop i mirë.

 

Mbrëmjen e sotme hëna e plotë e qershorit, e njohur si “Hëna Luleshtrydhe”, do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës, çka do ta bëjë atë të duket si një super hënë për nga madhësia.

 

Superhënat duken më të ndritshme dhe më të mëdha nga Toka, duke ofruar një pamje spektakolare nëse qielli është i pastër.

 

Mbrëmjen e së martës hëna do të jetë në një largësi 357.657 kilometra nga Toka, largësi kjo që është 25.749 kilometra më afër se distanca e saj mesatare.

 

Hëna sot pritet gjithashtu të jetë 10 përqind me më shumë ndriçim krahasuar me reflektimin e saj të zakonshëm.

 

Por çfarë është një “Hënë luleshtrydhe”?

 

“Hëna luleshtrydhe” as nuk ka pamjen e një luleshtrydheje dhe as nuk ka ngjyrën e saj. Ky emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset native amerikane.

 

Sipas “The Old Farmer’s Almanac”: Ky emër “Hëna luleshtrydhe” është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibwe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që në qershor janë gati për tu mbledhur.

 

Kjo do të jetë e para nga tre superhënat e verës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re