E sic jemi ne shqiptarët, kështu ndodhi edhe me Jonidën. Ajo na përfaqësoi denjësisht këtë vit në Eurosong, por duartrokitjet për të dhe mbështetja erdhi vetëm pasi morën veshse ajo e ngjiti Shqipërinë në finalen e këtij viti.

Një performancë elektrizuese që u ka lënë mbresa edhe të huajve.

Emocionet Jonida nuk i ka fshehur pas kualifikimit, teksa ka kërkuar mbështetje për natën finale. Ja cfarë shkruan ajo në Instagram:

Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re