Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar
qytetarët amerikanë për datën 30 qershor.  Sipas ambasadës amerikane,
zgjedhjet lokale në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30
qershor.

“Votimi është planifikuar nga ora 7:00 deri në orën 19:00.
Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki shqiptare. Numërimi do të vazhdojë
më pas në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në
disa bashki. Incidentet e kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër
zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke rritur perspektivën
e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në
ditët që i paraprijnë dhe pas numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thekson në mesazhin e saj ambasada amerikane.

Ndaj ajo këshillon gjithë qytetarët amerikane që janë në Shqipëri, që të:

Qëndroni vigjilent rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore

Shmangni çdo zonë ku ka shenja të dhunës

Jini të vetëdijshëm për zonën tuaj

Monitoroni mediat lokale për përditësime

Mbani një profil të ulët/






Previous articleNdryshon ligji për punësimin në Gjermani, punëtorët në të zezë marrin lajmin e rëndësishëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re