Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegon në 30 sekonda taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

Të dyja këto pjesë e programit ekonomik të PD të bërë publik gjatë ditës së djeshme nën moton “Shqipëria fitorn”.

Teliti mori si shembull një rrogë 80 mijë lekësh të reja, që sipas tij, do të ketë 2 mijë lekë të reja më shumë me taksën e sheshtë.

Ai tha gjithashtu dhe se karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë.

“Përshëndetje Dori!

Përshëndetje Jona!

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.

Shumë faleminderit Dori!

Faleminderit ty! Dhe mos haro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re