Protesta e artistëve si edhe qytetarëve të tjerë të kryeqytetit, të cilët janë indinjuar për prishjen e Teatrit Kombëtar, ka nisur. Por organizatorët e saj, nuk i kanë dhënë policisë një orar për përfundimin.

Ata kanë vënë në dijeni policinë vetëm për orën e fillimit, e cila është 16:30, por në letër nuk ka asnjë orar kur pritet të mbarojë.

Sipas Aktit Normativ për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, protesta konsiderohet e paligjshme, rrjedhimisht policia nuk i ka kthyer përgjigje.

Indinjata është e madhe te një pjesë e shoqërisë për prishjen e godinës, e cila vlerësohej së tepërmi dhe konsiderohej se përmbante një copë historie nga kryeqyteti, ndërkohë që qeveria dhe Bashkia e Tiranës deklaruan se do të ngrenë një godinë më moderne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re