Pano Ruçi ka zbuluar detaje të reja lidhur me zhvarrimin e djalit të tij tre vite nga tragjedia e Tempes që shkaktoi 57 viktima.

Ruçi theksoi se tragjedia ndodhi pasi sistemet e trenave nuk punonin.

Ai theksoi se qeveria greke fajëson një person, shoferin e trenit për një gabim por ai shton se duan të zbulojnë shkaqet që çuan në shkaktimin e zjarrit ku u dogjën disa nga viktimat e kësaj tragjedia mes tyre edhe djali i tij.

Ai pretendon se në tren kishte benzinë dhe lëndë të ndezshme që po transportoheshin kontrabandë.

Ai shton se personat në këtë çështje janë persona me influencë prandaj qeveria greke po tenton t’i mbulojë.

“Sistemet e trenave si frenimi, radiomarëse nuk punonte asnjë gjë. Asnjë gjë nuk punonte dhe këto janë dëshmuar edhe në ekspertizë. Qeveria greke thotë që është faji i një njeriu. Okay, është faj i një njeriut që nuk e ktheu çelsin. Po zjarri, ne atë kërkojmë.

Zjarri nga se u bë, gjithë ai zjarri. Duhet të kishte diçka brenda. Janë ato që esencat që i vejnë nëpër benzinë, kështu gjërash. Nuk e di si i thonë shqip. Ishte kontrabandë prandaj nuk duan se janë emra të mëdhenj ato që i kishte brenda. Domethënë ato gjëra që kishte brenda janë njerëz me influencë”, theksoi ai për Euronews.

Një orej viktimave ishte edhe 22-vjeçari Denis Ruçi.

Tragjedia e Tempit ndodhi më datë 28 shkurt 2023, rreth orës 23:21 me orën lokale. Përplasja “kokë më kokë” midis një treni pasagjerësh që vinte nga Athina për në Selanik dhe një treni mallrash që udhëtonte nga veriu drejt Larisës, i mori jetën 57 personave.

Në trenin e udhëtarëve ishin në total 350 individë, ku shumë u plagosën. Familjarët e viktimave kanë kërkuar drejtësi mbi ngjarjen. Që prej kohës kur ka ndodhur aksidenti, protesta të shumta janë zhvilluar në mbarë Greqinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re