Pasditen e kësaj të enjte është mbledhur në selinë blu grupi parlamentar të PD-së. Në fokus të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e presidentit të ri.

Para mbledhjes, foli për mediat deputeti Ervin Salianji, i cili tha se do bëjnë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar në mënyrë që ai të funksionojë si një i tërë. Ndërsa Enkelejd Alibeaj iu përgjigj faktit që nuk njihet si kryetar i grupit parlamentar nga Rithemelimi duke thënë “e ça pastaj”.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka nisur me debate. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të shtyhet mbledhja për një moment kur të jenë edhe mbështetësit e Berishës. Sipas tij, nuk ka sens që kërkohet autorizim për tu ulur në tryezë me PS për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit kur nuk bëhen bashkë të gjithë demokratët.

Salianji-Alibeajt: Ka përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Të diskutohety në kryesi grupi dhe në grup parlamentar. Reforma territoriale dhe zgjedhorem nevojë absolute. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma territorriale dhe zgjedhore absolute për ne.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re