Prej gati 1 orë e gjysmë është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë rozë për të diskutuar emrin e kandidatit që do të propozojnë socialistët për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që kjo mbledhje të jetë hermetike duke mos dalë asnjë fjalë për mediat, ndërsa emrin pritet që ta thotë ekskluzivisht kreu i qeverisë menjëherë pas përfundimit të Kryesisë së PS.

Në këtë mënyrë burimet bëjnë me dije se janë “sekuestruar” (mbledhur) të gjithë telefonat socialistëve të Kryesisë. Telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.

Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re