Forcat Renea janë nisur me urgjencë drejt Skraparit, ku ka një ngjarje në zhvillim.
Bëhet fjalë për një qytetar 57 vjeçar, që kasulmuar policinë dhe ka shtënë me armë.
Deklarata e Policisë Skrapar:
Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen’5 Shtatori’, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, kaqëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, kaqëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.
