“Buckingham Palace” ka dhënë lajmin se Mbreti Charles do të shtrohet në spital javën e ardhshme, ku do t’i nënshtrohet një operacioni për një hiperplazi beninje të prostatës,  njoftoi sot Buckingham Palace.

“Ashtu si mijëra burra të tjerë çdo vit, mbreti kërkoi trajtim për një prostatë të zgjeruar. Ai do të shkojë në spital javën e ardhshme për një operacion. Detyrat e tij publike do të pezullohen për një periudhë të shkurtër rikuperimi”, thuhet në njoftimin e “Buckingham Palace”.

Megjithëse detajet në lidhje me shëndetin e mbretit Charles janë disi të pazakonta, burimet mbretërore thanë se ai dëshironte të ndante informacione rreth diagnozës së tij për të inkurajuar burra të tjerë që mund të kenë simptoma të testohen.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Uellsit është në spital pas operacionit abdominal.

Princesha 42-vjeçare e Uellsit u pranua në një klinikë në Londër në Marylebone, ku iu nënshtrua “operacionit të planifikuar abdominal” dhe do të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë, tha Kensington Palace.

Në veçanti, mbretëresha e ardhshme u shtrua në spital dje, të martën, për një operacion të planifikuar, ndërsa pas daljes nga spitali do të kthehet në shtëpinë e saj në Windsor ku do të qëndrojë me familjen.

Sipas mediave britanike, problemi shëndetësor i Kate nuk lidhet me malinje.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re