Skip to content

Çfarë po ndodh me Instagram-in?

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

A ju është dukur Instagram-i më ndryshe kohëve të fundit? Me siguri se po shihni shumë më shumë video sesa fotografi dhe shumë më shumë postime nga njerëz që nuk i njihni sesa nga ata që i ndiqni.

 

Transformimi i Instagram-it është diçka që po ndodh përnjëmend. Rrjeti social e ka marrë një vendim të diskutueshëm dhe, sipas shefit të tij, Adam Mosseri, ai nuk ka për t’u ndryshuar në të ardhmen e afërt.

 

Nëpërmjet një videoje, Mosseri i ka adresuar “shqetësimet” e përdoruesve të platformës, të cilën e zotëron gjiganti Meta Platforms, pjesë e të cilit është edhe rrjeti social Facebook.

 

“Po dëgjoj shumë shqetësime për fotot dhe për fokusimin tonë te videot. Tani, dua të jem i qartë: ne do të vazhdojmë mbështetjen për fotot – ato janë pjesë e trashëgimisë sonë…”, është shprehur ai fillimisht.

 

“Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: unë besoj se Instagram-i do të bëhet, me kohë, më shumë [platformë] për video”, ka thënë Mosseri.

 

Instagram-i po u jep prioritet videove (të njohura si “Reels”), në kohën kur platforma rivale e videove të shkurtra TikTok po ndikon në zvogëlimin e vazhdueshëm të aktivitetit në rrjetet më të vjetra sociale.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë