Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin ish-deputetët Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.

Më herët PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk ka vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i Reformës Zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re