Komisioni i Mbrojtjes Civile të Prefekturës Kukës ka njoftuar për tre vatra aktive zjarri që vazhdojnë të digjen. Njera vatër është në majën e Runës në Kukës dhe dy të tjerat në fshatrat e Tropojës, Betoshë dhe Dragobi.

Bashkia Kukës njoftoi se vatra e zjarrit të rënë në pyll pishe në Maja e Runës (Laku i mollave) vazhdon të jetë aktive. Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri qe nga mengjesi i kesaj  merkure  janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti I zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë, njesia Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, njesia Margegaj. Dhe sot sipas informacioneve të marra nga bashkia Tropojë janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të njesisë Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re