Revolta e të burgosurve shqiptarë po zgjerohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

Sipas burimeve për faxweb.al pas dhjetëra e qindra të burgosurve që kanë hyrë në grevë urie në burgjet e Rrogozhinës, Reçit, Shënkollit, Peqinit dhe Burrelit, mësohet se në grevë kanë hyrë dhe 150 të burgosur të 313-s në Tiranë.

Në letrën me 7 kërkesa të paraqitura prej tyre është lejimi i takimit me familjarët, trajtimi i mirë në IEVP-në ku vuajnë dënimin, ushqim cilësor si mosizolimi në rastet kur ankohen.

Problemet

Takimet me familjaret
Kushtet higjienike
Sjellja e ashpër me kërcënime
Ushqimi i njëjtë dhe skandaloz
Dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte
Kush flet e kërcënojnë me izolim

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re