Të paktën 3 áksidente me pasoja të lehta janë shënuar sot në Jug të vendit, ndërkohë që moti i keq ka prishur planet e pushuesve.

Plazhet nga Dhërmiu në Ksamil janë përshkruar nga erëra të forta, dhe më pas reshje shiu, çka ka bërë që shumë prej pushuesve të zgjedhin që të largohen, dhe kjo ka bërë që në shumë ákse të ketë radhë të gjata mjetesh.

Ndërkohë që ajo që vihej re nga raportimet e qytetarëve në redáksinë e Faxweb.al, se edhe pse jemi në mesin e atij që mund të cilësohet si sezon turistik, popullimi në plazhe është shumë i vogël.

Shumë prej operatorëve turistikë shprehen se ky do të jetë një vit tejet i vështirë, dhe e vetmja shpresë që ata kanë është që të zgjaten afatet edhe në muajin shtator.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re