Në ditën e tretë të vendosjes së reciprotitetit për targat, duket se numri i protestuesve serbë në Bërnjak po vjen duke u pakësuar.

Në zonë qëndron ende njësia speciale operative e Kosovës, duke monitoruar situatën. Nuk ka patur incidente mes autoriteteve të Kosovës e protestuesve serbë, që prej 3 ditësh tashmë kanë bllokuar rrugët në kufi.

Shumë automjete serbe kanë nisur tashmë të respektojnë vendimin, duke vendosur targat provizore për hyrjen në territorin e Kosovës.

Pavarësisht kërcënimeve të politikës serbe, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar zbatimin e rregullit të ri, për të gjitha automjetet me targa serbe që kërkojnë të hyjnë në territorin vendas.

Lexo edhe: Çfarë po ndodh në kufirin Kosovë- Serbi, pamjet me dron 1 ditë pas vendosjes së reciprocitetit me targat

Situata në Jarinjë po ashtu paraqitet e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Ndërkohë në distancë janë pikasur nga media edhe vendosja e xhandarmërisë serbe, e cila vrojton në Jarinjë veprimet e policisë së Kosovës dhe situatën atje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re