Skip to content

Çfarë po ndodh në Lushnje?! Policia godet me grushte dhe nxjerr zvarrë nga makina qytetarin (VIDEO)

640 0 1763135310xwmremove transformed 1 341

Një operacion i zhvilluar sot nga Policia në Lushnje ka ngjallur shqetësim tek kalimtarët.

Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, shënjestra e ndërhyrjes ka qenë një qytetar i moshuar që po lëvizte me makinë. Në pamje duket se dy efektivë godasin shoferin me grushta dhe përpiqen ta nxjerrin duke e tërhequr zvarrë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës dhe pranë disa qytetarëve të tjerë. Deri tani, Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shkakun e ndërhyrjes dhe arsyet e veprimeve të saj ndaj qytetarit, dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për incidentin.