Dy pjestarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga misioni i sigurisë së inaugurimit të Presidentit Biden pasi u zbulua se kishin lidhje me milicitë e grupit të djathtë.

Largimet u ktyen pavarësisht se shefi i Gardës u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për potencialin e kërcënimeve të brendshme

Lajmin e heqjes së dy gardistëve nga misioni i ruajtjes së sigurisë gjatë inagurimit të ditës së nesërme u konfirmua nga një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane.

Nuk ështëende  e qartë se cilit grup të skajshëm i përkisnin anëtarët e Gardës ose në cilën njësi shërbenin ata.

As Garda Kombëtare ose Shërbimi Sekret nuk dhanë detaje ose kmoente mbi largimin e dy Gardianëve.

Ky zhvillim vjen fill pasi u zbulua se FBI po kontrollonte 25,000 trupat e Gardës Kombëtare që do të vinin në Uashington për inagurimin e presidentit të ri.

Raportet për heqjen e dy Gardistëve dolën pasi shefi i Gardës Kombëtare, Gjenerali Daniel Hokanson, tha se 25,000 trupat e armatosura që janë dislokuar të mbrojnë Uashington DC janë ‘të mirëtrajnuar dhe të gatshëm për gjithçka’ dhe se ai nuk ishte i shqetësuar për potencialin e kërcënimit të brendshëm.

Gjenerali Hokanson tha se vettingu i trupave të tij ishte një praktikë standarde por u rrit këtë periudhë, duke pasur parasysh numrin e madh të pjestarëve të Gardës që u sollën për të fortifikuar DC pas kryengritjes në Capitol nga protestuesit pro-Trump.

Përveç 25,000 Gardës Kombëtare, Pentagoni autorizoi gjithashtu 750 trupa në detyrë aktive me ekspertizë në armë kimike, biologjike, bërthamore, radiologjike dhe shpërthyese për të siguruar siguri shtesë në kryeqytet.

‘Ne kemi bërë shumë punë. Ne jemi duke u siguruar që njerëzit tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për gjithçka që do të kërkohet të bëjnë. Njerëzit tanë janë gjithmonë të trajnuar në teknikat e zhvlerësimit, ‘tha Gjeneral Hokanson për NBC’s këtë të Martën.

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re