Skip to content

Ç’farë po ndodh në Shqipëri ? Pa u bërë 24 orë nga vrasja në Tiranë ! Vritet një tjetër person në Vlorë

img 6847 1

Pa u mbushur ende 24 orë nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë, ngjarje për të cilën deri më tani nuk ka një autor, një tjetër krim i rëndë ka tronditur vendin.

Këtë herë viktimë ka mbetur një djalë i ri, Kristian Marku 30-vjeç! Sipas burimeve nga Policia, Marku ishte duke drejtuar automjetin e tij “Wolkswagen” në autostradën Fier-Vlorë, kur në afërsi të fshatit Novoselë, në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri!

Si pasojë e të shtënave, i riu ka humbur jetën në vendin e ngjarjes! Krimi ka tronditur banorët e zonës, teksa është një këmbanë alarmi për sigurinë e shoqërisë ku jetojmë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.