Teksa ka përfunduar numërimi i votave për partitë, që prej mbrëmjes së ditës së martë ka filluar dhe numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Kurioziteti qëndron tek ata emra të cilët do të arrijnë të thyejnë herësin dhe të kenë një vend në parlamentin e ardhshëm për meritë të tyre dhe jo për meritën e krytarit të partisë që i ka përfshirë në listën fitues.

Luçiano Boçi është deputeti i parë i cili zyrtarisht ka thyer listën e Bashës duke siguruar 11076 vota personale në Elbasan.

Kuriozitet ngjall edhe sfida brenda listës së Partisë Socialiste të Tiranës ku me shumë gjasa Fatmir Xhafa dhe Orlando Rakipi po ecin drejt thyrjes së listës.

Xhafaj i 23-ti në listën e Tiranës ka siguruar 11 756 vota personale, ndërsa Orlando Rakipi i renditur i 30-ti ka  siguruar 11 194 vota, teksa janë numëruar rreth 75% e kutive të votimit.

Nëse do të arrijnë të thyejnë herësin Xhafa dhe Rakipi do të zbresin nga pozicioni i sigurt Eduart Shalsin dhe Alqi Bllakon.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re