Një tjetër rast i ngácmimeve të të miturve ka ndodhur në vendin tonë, e më konkretisht në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në  datën 30.05 në pòlicinë e Vlorës ka shkuar nëna e vajzës 12 vjeç, së bashku me vajzën (banore të Vlorës) në lagjen Kushtrimi pranë Hipoteksës.

Kanë bërë denoncim për shtetasin S.S 66-vjeç, pasi ky i fundit ka ngácmuar sèksualisht vajzën e mitur. Vajza pasi është përballur disa herë me ngácmimet e të moshuarit ka shkuar dhe i ka rrëfyer nënës.

Pas marrjes së kallzimit pòlicia ka bërë dokumentimin e ngácmimit sèksual. (S.S e ngácmonte të miturën me fjalë banale, dhe i ofronte lekë nëse kjo do e lejonte ta prekte). Pòlicia më pas ka shoqëruar të dyshuarin dhe fëmija është trajtuar me psikolog të autorizuar nga prokuroria. 66-vjeçari gjendet aktualisht nën arrest.

66-vjeçari punonte si roje në Kadastër e Vlorës dhe vajza jetonte pranë hipotekës. Rasti është referuar në shërbimin social por nëna nuk ka pranuar ndihmë për të mos u identifikuar rasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re