Koreja e Jugut bëri me dije se forcat e saj ajrore gjuajtën të shtëna paralajmëruese ndaj një avioni rus që dy herë shkeli territorin e saj. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot.

Ministria e mbrojtjes tha se tre avionë rusë po shoqëronin dy avionë ushtarakë kinezë kur njëri prej tyre bëri shkeljen. Ngjarja konsiderohet shqetësuese pasi kjo është hera e parë që një avion rus ka vepruar kështu.

Avionët luftarakë të Koresë së Jugut ishin të gatshëm për t’u përgjigjur dhe, pasi gjuajtën të shtëna paralajmëruese, avioni rus u largua nga zona. Por ai u kthye sërish dhe shkeli hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, çfarë shkaktoi hedhje të serishme të të shtënave.

Rusia dhe Koreja e Jugut ruajnë marrëdhënie të mira, kryesisht të lidhura me tregtinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re