Vijojnë vatrat e zjarrit në vendin tonë teksa jemi ende në muajin mars.

Mësohet se një vatër e re zjarri është shfaqur sot në njësinë administrative Hotolisht, në vendin e quajtur “ Dheu i Bardhë”.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore në rrugën Librazhd-Hotolisht.

Deri tani janë djegur rreth dy hektarë pyje dushku teksa po punohet nga shërbimet zjarrfikëse për të shuar flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesat.

Rikujtojmë se prej ditësh zona të ndryshme në vend janë nën pushtetin e flakëve, ku janë djegur zona të tëra me bimësi.

Vatra zjari janë raportuar në Tropojë, Kukës, Elbasan, Gramsh Vlorë dhe në zonën e Dajtit.

https://www.youtube.com/watch?v=sSFQXGgUn4w

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re