Deputeti i PS, Arben Pëllumbi ka komentuar situatën politike në vend kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet.

Ai ka nxjerrë ‘zbuluar’ presidentin Ilir Meta duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se ai ka dalë nga roli tij.

Pëllumbi madje bëri një deklaratë të fortë se Meta drekon dhe darkon thuajse çdo ditë me individë politikë në zonën e Saukut dhe për të kjo është e pakuptimtë pasi tregon se ai po merret me fushatën elektorale.

“Presidenti nuk vepron më si i tillë por del hapur në krah të opozitës me të gjitha deklarimet, veprimet dhe organizimet që ai kryen.

Në zonën që mbuloj unë atë të Saukut, presidenti është prezent në këtë zonë për dreka e darka. Presidenti nuk ka pse të jetë ditë për ditë duke drekuar e darkuar me individë politik.

Nuk janë individ që ka punë presidenca, mund të jenë miq të afërm të tij ok, por ditë për ditë në të njëjtën zonë të lë të mendsh se diçka po ndërtohet.

Pastaj kur Presidenti ka kryer disa verimet që nuk i takojnë fare dhe të bëjë gjeste që janë shumë larg figurës së tij si unitet i kombit  si përplasja te FRD.

Tashmë u mësuar se Presidenti mund të bëjë gjëra të tilla, por në bazë ligjore Presidenca të ngre një institucion paralel për të kontrolluar zgjedhjet është e pa kuptim.

Jo është detyrë e KQZ që e bën atë. dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të fusë duart në këtë pjesë, ai duhet të jetë i paanshëm dhe vetëm të vëzhgojë, mund të adresojë problematika por jo të jetë në terren është non sens”, tha Pëllumbi për Report Tv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re