TIRANË– Dy vajza të reja kanë dalë të shëtisin me makinë rrugëve të qytetit të Tiranës, por u mungon çakmaku. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si vajzat u kërkojnë disa efektivëve çakmak, pasi duan të pinë edhe cigare.

Sipas JOQ, videoja është filmuar në kohë karantine dhe efektivët, në vend që t’i ndalojnë vajzat që kanë thyer karantinën, bëjnë shaka me to për mungesën e çakmakut.

A ke çakmak? Po si more s’paske çakmak?”– thotë njëra nga vajzat, që në pamje duket bionde.

Kam dy orë, më ngeli në dorë,”_ thotë ajo më tej.

Mbaje në dorë,”- vjen një përgjigje nga makina tjetër.

Po çfarë polici je ti që s’pi cigare?”- thotë një tjetër vajzë.

“Ikim i ndezim te mullari,”- ja kthen djali sërish.

“Çfarë mullari more,”- shton vajza më tej në bisedën që u zhvillua me tone flirtuese.

Ndërkohë Shqipëria është e izoluar prej një muaji, ku nga shtëpia mund të dalë vetëm një person për çdo familje.

(f.m/dosja.al)

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re