Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një interviste të dhënë për televizionin FaxNews analizoi situatën epidemiologjike në vend, ku theksoi se incidenca e infektimeve është me të vërtet e ulët, por virusi është ende prezent.

Alimehmet theksoi se rënia e shifrave është normale gjatë stinës së verës dhe pritet shtatori për të parë nëse do të kemi një valë të tretë ose jo.

Mjeku shprehet se mundësia e një vale të tretë, të cilën ai e cilësoi si prova e zjarrit të shtatorit, do të varet nga shifrat e personave që e kanë kaluar virusin (studim të cilin Shqipëria nuk e ka), por dhe nga shifrat e shtrirjes së vaksinimit në popullatë.

“Kjo varet shumë nga dy elemente, e para sa përqind e njerëzve e kanë kaluar dhe ne nuk e kemi këtë të shifër të saktë por e kemi me të dhëna indirekte. Një tjetër e dhënë indirekte do na vi nga Kosova pasi aty po bëjnë një studim të tillë. Duke kujtuar se shumica e turistëve që do të vijnë në verë janë nga Kosova dhe kjo do të na japë në të dhënë.

Do të varet nga gjithashtu nga numri i të vaksinuarve. Ju i dini shifrat e vaksinimeve, janë publike dhe plani sa pritet të vaksinohen.

Gjithë ideja është të jetë sa më i lartë ky numër pr t’i bërë ballë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta dhe dimiri janë prova e zjarrit jo stina e verës. Në stinën e verës shifrat do të bien.

Rreziku është për shtatorin, por edhe për këto ditë se ka rreth 20 bashkombas tanë të cilët rezultojnë të infektuar.

Bëhen 3 mijë teste në ditë dhe rezultojnë 20 të infektuar, çka do të thotë se incidence me të vërtetë është tepër e ulët, por po të shihni me kujdes të dhënat incidenca është më e lartë në zonat dhe bashkitë e largëta.

Vala e parë preku Tiranën, vala e dytë preku qytetet e tjera dhe tani vala tretësore po prek bashkitë e largëta si Puka, Librazhdi, të cilat dhe nga të dhënat rezultojnë me incidencën më të lartë aktuale”, tha Alimehmeti.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re