Stresi ndikon në sëmundje fizike duke ndikuar në sistemin imunitar, është thënë në një studim të ri.
Studiuesit në Universitetin e Michigan kanë identifikuar mënyrën se si stresi ndërvepron me qelizat që duhet të mbrojnë trupin nga infeksionet, duke u manifestuar në sëmundje fizike.
Studimi ka treguar se stresi mund të ndikoj mekanizmat mbrojtës, substanca që luftojnë bakteret dhe viruset, duke zmadhuar reaksionet alergjike apo simptomat e sëmundjeve autoimmune.
Mjekët besojnë që mjetet për menaxhimin e stresit, siç janë ushtrimet për frymëmarrje apo yoga, janë të nevojshme për trajtimin e simptomave të sëmundjeve siç mund të jetë astma apo irritimet nga alergjitë. /kk/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re