Skip to content

Çfarë shkroi Epstein pak para vetëvrasjes në qeli?

Esptein 3.webp

Vdekja e Jeffrey Epstein në gusht të vitit 2019, brenda Qendrës Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, mbetet një nga ngjarjet më të biseduara dhe të rrethuara me mister në historinë e drejtësisë amerikane. Pamjet e publikuara nga emisioni “60 Minuta”, ofrojnë një tablo rrëqethësee mbi orët e tij të fundit, ku gjendja kaotike e qelisë dhe provat materiale dëshmojnë për një degradim të kushteve njerëzore.

Epstein 1

Midis imazheve të një dysheku në dysheme, çarçafëve portokalli të shpërndarë dhe litarit të improvizuar nga pëlhura, bie në sy një shënim i shkruar me dorë, i cili konsiderohet si dëshmia e tij e fundit.

Në këtë letër, Epstein nuk jep sqarime për akuzat e rënda të trafikimit seksual që rëndonin mbi të, por ankohet për trajtimin brenda burgut. “….më mbajti në një kabinë dushi të kyçur për 1 orë. Noeli më solli ushqim të djegur. Kishte insekte gjigante që më zvarriteshin mbi duar.  Nuk ishte  zbavitëse!” – shkruhej në shënimin e gjetur në qeli.

Epstein 2

Këto radhë pasqyrojnë një zhgënjim të madh të Epstein me sjelljen e gardianëve dhe kushteve higjienike, duke plotësuar panoramën e një njeriu që po humbte kontrollin mbi realitetin.

Ndonëse mjeku ligjor i Nju Jorkut e klasifikoi zyrtarisht vdekjen si vetëvrasje me varje, parregullsitë në burg – përfshirë rojet që falsifikuan të dhënat dhe mungesën e mbikëqyrjes pavarësisht tentativave të mëparshme – kanë ushqyer dyshime të vazhdueshme.

Esptein 4

Letra, së bashku me fotot e qelisë së rrethuar me shirit policie, mbetet një nga dokumentet e pakta që dokumenton gjendjen mendore të 66-vjeçarit përpara se ai t’i shpëtonte përballjes me drejtësinë, edhe pse shumë nga sekretet që janë publikuar së fundmi, e kanë tronditur elitën botërore. /tesheshi.com/