Los Angelos– Pavarësisht gjithë kujdesit para kameras, ka disa momente në Oscars 2020 që nuk i shpëtojnë syrit të publikut. Producenti nga Zelanda e Re, Taika Ëaititi është filmuar në një moment ‘pikant’ teksa mundohet të fshehë statujën e Oscars, poshtë karriges të një gruaje përpara.

https://dailymotion.com/video/x7roedu

Mesa duket producenti është bezdisur duke e mbajtur në duar statujën, dhe ka vendosur të gjejë një vend ku ta fshehë, që të mos pengohet…

Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

 

R.L/Dosja.al                        

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re