Skip to content

Çfarë s’u pa nga Kuvendi? Arben Ahmetaj ‘rreh’ Halit Valterin, Gjoni e Majko shoqërojnë me durim damat e tyre

TIRANË– Debatet dhe fjalimet në Kuvend dëgjohen nga të gjithë, por gjatë seancave plenare ka disa detaje që i shpëtojnë syrit të publikut.

Fotografi Agim Rama, ka postuar në profilin e tij disa foto, ku duket qartë “rivaliteti” që mbizotëron mes opozitës së re dhe maxhorancës.

Siç duket qartë edhe nga fotot, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj po luan me deputetin e ardhur nga radhët e PD-së, Halit Valterin. Madje me shaka ai i gjuan edhe në shpinë, duke shkaktuar të qeshura tek opozitari.

Ndërsa Ralf Gjoni dhe Pandeli Majko kanë treguar edhe një herë xhentilesën e tyre ndaj damave të Kuvendit. Gjoni pret me durim derisa Rudina Hajdari të përfundojë intervistën e saj, ndërsa Majko shoqëron ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën drejt makinës.