Në të tre vaktet e ushqimit gjatë ditës, problemi më i madh tek njerëzit duket se është mëngjesi.

Arsyetimet janë të ndryshme: ‘Nuk jam i/e uritur kur zgjohem,’ ose ‘po mundohem të humb peshë,’ apo ‘nuk kam kohë.’

Megjithatë, mëngjesi është vakti më i mirë i ushqimit gjatë ditës, shkruan mylifestages.org, transmeton lajmi.net
Nuk quhet kot në anglisht ‘break-fast’. Në shumicën e rasteve trupi juaj nuk ka ngrënë për 10-12 orë. Ngrëna e mëngjesit në fillim të ditës suaj  ju mban të fuqishëm dhe ju bën të përballoni me lehtësi ditën.
Gjithashtu mëngjesi ju ndihmon të menaxhoni peshën tuaj. ‘’Nuk do të ruani kaloritë duke e kaluar mëngjesin,” thonë ekspertët.
Çfarë duhet të hani për mëngjes?
Në këtë vakt më së miri është të konsumoni fruta dhe perime. Gjithashtu ushqimet e pasura me kalcium, drithëra, vezë, ullinj, kërpudha janë opsionet më të mira të cilat ju mbajnë të ngopur për disa orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re