Debate ka pasur sot në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Teksa Berisha tha se qeveria e Ramës i ka nxirë jetën gruas shqiptare, gjatë replikës së tij ministri Manja tha se gjuha e përdorur nga ai për gratë ishte e ashpër.

Ish-kryeministri ia ktheu duke e pyetur Manjën se përse ai është kthyer në një bodyguard të Ramës gjatë kësaj jave në një kohë kur Rama ka sulmuar ashpër SPAK.

Ndërsa ministri u shpreh i lumtur që është një shërbëtor në qeverinë Rama 3.

Berisha: Ju i keni nxirë jetën gruas shqiptare. I keni shndërruar nëna që lindin fëmijë për emigracion ndërsa vetë pasuroheni. Në nëna që humbasin vogëlush cdo vit rritje. në asnje vend si ju në Europë nuk vendoset kanabizimi si politikë zyrtare. Edi Rama deklaroi se do pyes këshillimet, nëse janë dakort apo jo për përdorimin personal të drogës. E di cfarë fatkeqesish I keni bërë grave shqiptare. Pse do flas vetëm opozita, ju duhet të jeni të parët keni më shumë mundësi. A e dini ju që borxhi publik është mallkim publik?

Kemi një borxh 106 %, keni rrit taksat dhe keni vjedh vjedh.  700 mln janë dhënë për ahengje nga fondi rezerve, është cmenduri. Ku e kemi këtë luks.

Manja: Kur flet Berisha me kaq patos për barazinë gjinore, të mbushet mendja se ke një kalorës të barazisë gjinore përpara.

Saliu i tretë është ky, prodhoi gjithë ato tragjedi jo vetëm në fushën sociale, por që janë paguar me kosto të lartë. Edhe gjuha që përdore sot, është dhunë në vetvete mbi gratë, e ashpër, viktimizuese dhe e zezë e nuk ka lidhje me avokatinë që ti kërkon tu bësh cështjeve të barazisë gjinore.

Sa herë del këtu është njëlloj sikur sa herë autori kthehet te vendi i krimit.

Berisha-Manjes: Një pyetje kam pë ty. Cfarë të shtyn të bëhesh këtë javë bodigard i Edi Ramës? Unë e di por hapja zemrën kolektivit.

Manja: Unë e kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe shërbëtor i qytetarëve shqiptarë.

Duket se pyetja nuk i pëlqeu aspak Manjës, ndërsa Berisha i ngre gishtat lart dhe më pas largohet nga salla e parlamentit duke qeshur.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re