Kryeministri Edi Rama bëri publik ditën e sotme kabinetin e ri qeveritar, ku si zakonisht nuk harroi të surprizonte me zgjedhjet e tij në krye të ekzekutivit të vendit.
Në postin e ministres së Bujqësisë u vendos Frida Krifca, e cila në një intervistë të pak kohëve më parë është shprehur se nuk ka asnjë objektiv personal për të qenë ministre.
Ka qenë blogeri Olti Curri, ai i cili ka zgjedhur të bëjë një koment ironik në lidhje me deklaratën e Krifcës, duke shpërndarë intervistën me mbishkrimin: Kjo ka për t’ja dhjerë ramës, mbaje mend kur ta refuzojë postin si ministre e Bujqësisë
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Rama do të të bëjë ministre?
Krifca: Po ndihem shumë larg këtij komenti, e kam dëgjuar, kam 4 vite që e dëgjojë është bërë bozë. Nuk kam asnjë objektiv për të qenë ministër.(F.M/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
