Skip to content

‘Çfarë t’iu thuash njerëzve të tillë?!’, Dokle vë duart në kokë: Te dyqani i perimeve një gruaje i erdhi sms ‘tronditëse’

Ish-deputeti Namik Dokle, i cili që prej fillimit të pandemisë ka rrëfyer se po qendron pothuajse i izoluar, ka treguar sot një histori sa komike, po aq edhe alarmante.

Ai tregon se në një dyqan ku ishte ndalur për të blerë disa fruta dhe perime, një zonjë  i kishte kërkuar shitësit që ti lexonte një mesazh që i kishte mbërritur në telefon, dhe nuk ishte as më pak dhe as më shumë sesa konfirmimi i testit të Covidit, i cili e kishte nxjerrë pozitiv.

Tregimi i Dokles:

CFARE T’U THUASH NJREZVE TE TILLE?!! Shkon tjetri te bleje ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe bleres te tjere. Njeres prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep bleresit qe ka me afer dhe  i thote: Me erdhi nje mesazh, ma lexo se nuk e shoh mire, – dhe ia leshon celularin ne dore. Dhe ai lexon: Ne baze te analizes qe keni bere , rezultoni pozitiv me covid-19!

Cfare t’u thuash njerezve te tille?!