Ka ndërruar jetë pak javë pas të atit, poet i njohur, Denis Duka, i biri i Arben Dukës. I ndodhur në SHBA, 35-vjeçari është shuar porsi i ati, nga një infarkt.  

“Denis Duka na e copëtoi zemrën, pa fjalë për këtë humbje. Një mik zemre për këdo që e njohu, shpirt i bardhë, mendje brilante. Ngushëllime familjes, kurajo dhe forcë”, shkruhet nga një prej miqve të të ndjerit në rrjete, në reagimet e para pas marrjes së lajmit të zi.

Ndërkohë, një tjetër shkruan:

“Pa fjalë…Ngushëllime. Një ndër poezitë e Denisit pas vdekjes se te atit. Paska pasur fatin e te atit por me keq ne moshe te re, qoft i xhenetit” dhe sjell vargjet me titullin “Ike baba”.

 

Ike Baba

 

Ike baba në të tjera hapësira,

U ngjite atje, ku shkojnë shpirtat e mira.

E ne na le me këtë kaplim te zi,

Sa e veshtirë qenka të jetosh pa ty!

 

Si Adami i parë, për mua tokën lëkunde,

Si nje vetëtimë verbuese qiellin e shkunde,

E prape sot te mendoj në të ëmbla kujtime,

Si harta udhërrëfyese, të skalitura në zemren time.

 

Degjoj një këngë, dhe më shfaqesh ti,

Lexoj një varg, atje je prapë ti,

Te shoh ne fotografi, sikur më afrohesh.

Se në shpirtin tonë kurrë s’do harrohesh.

 

Se për ty s’ka lamtumira dhe fjalë fluturake,

Por veç balada dhe vepra pasionante,

Që me ëndje sot i lexoj e jetoj,

 

Pasi thelbin tim akoma të sëmurë, dua ta shërojë,

U prehsh ne paqe i dashur Baba,

Nëpër diapazone ku dhimbja formë më nuk ka,

Të jesh i lumtur kudo që të jesh,

Atje ku hidherimi dhe mërzitja s’ka më peshë.

 

U rilindish prapë si feniks i pasionit,

Nëpër brigje deti nën erën e Jonit,

Por këtë herë pa dallga dhe stuhi,

Trajta jote e pastër u formofsh në qetësi. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re