Champions luan sonte 8 ndeshjet e tjera të xhiros së dytë në grupe. Vec Dortmund-Milan, spikat edhe përballja anglo-gjermane mes Leipzig dhe Manchester City , dy ekipe që janë ndeshur vitet e fundit.

 

Sezonin e kaluar dueli në Gjermani u mbyll 1 me 1. Leipzig vjen pas një barazimi inkurajues 2 me 2 1 ndaj Bayern në kampionat ndërsa City dëshiron të nxjerre të gjithë inatin e humbjes në kampionat ndaj Uolves, pikërisht tek dueli në champions.

 

Kampionet e Europës në fuqi do të tentojne të ngjiten ne kuotën e 6 pikëvre.

 

Një tjetër sfide interesante që spikat është edhe derbi iberik mes Portos dhe Barcelones.

 

Dy skuadra që preferojnë një futboll intensiv dhe të shpejte ndaj ka priteshmeri për një ndeshje të bukur aq më teper që është një sfide që ve përballë dy ekipe që kanë nga 3 pikë në rënditje.

 

Në grupin A, Lazio e Hysajt shkon në Skoci përballë Celtik për të marrë maksimumin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re