Monarku Charles i tretë i Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar Bungestagut me një fjalim gjatë vizitës së tij tre ditore në Gjermani. Mbreti e nisi fjalimin e tij në gjermanisht duke theksuar marrëdhëniet e ngushta të Britanisë së madhe dhe Gjermanisë ndersa premtoi të ardhme edhe më të  mirë mes dy vendeve.

 

CHALRESMBRET I MBRETERISE SE BASHKUAR

 

“Gruaja ime dhe unë jemi shumë të kënaqur që turneu im i parë jashtë shtetit si mbret është një ftesë për në Gjermani.Jam i kënaqur që jam në gjendje të flas këtu sot për të riafirmuar angazhimin midis vendeve tona mbi bazën e miqësisë.

 

Më tej mbreti Charles vlerësoi Berlinin për ndihmën ndaj Ukrainës përgjatë vitit të fundit.

 

“Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për shumë njerëz të pafajshëm. Jetë të panumërta janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur dhe siguria e Europës është kërcënuar. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik. Si dy donatorët më të mëdhenj të Evropës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri dhe kemi marrë vendime të paimgjinueshme më parë”. theksoi ai.

 

Më vonë mbreti Charles i shoqëruar nga presidenti gjerman do të vizitojë një qendër refugjatësh ukrainas. Kjo është vizita e parë jashtë shtetit e mbretit Charles që nga ardhja e tij ne fron shtatorin e vitit të kaluar dhe hera e parë në histori që një monark britanik mban fjalim në parlamentin gjerman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re